Sunday, November 28, 2010

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
...që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!


Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqtë s'kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!


O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu, për Shqipërin,
atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet mbi dhe,
nën dhe si një shenjtor!

No comments: